Ura e Kasabashit u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Vepra e cila mendohet se daton rreth 1640 ndodhet në afërsi të Çorovodës pranë burimit natyror të ujit të pijshëm të Guakut. Arkitekt Kasëmi një ndër emrat e njohur të perandorisë osmane në fushën e arkitekturës solli këtë vepër për vendlindjen e tij në shekullin e XVII kur dihet që ai ishte me origjinë nga Grëmshi i Skraparit. Vepra monumentale e Urës së Kasabashit një vit më parë u vlerësua edhe nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që së bashku në një vizitë me kryeparlamentarin Meta asokohe vlerësuan bukurinë e objektit. Ura e Kasabashit ka një arkitekturë të bazuar në tre qemerë, ku qemeri kryesor ka një hapësirë baze nga 12 metër ndërsa dy qemrët e tjera janë më të vogla. Korniza e Qemerit kryesor rrethohet nga gur me trashësi 5 centimetra. Ura e Kasabashit ka edhe dy dritare shkarkuese mes te cilave kalon uji ne prurjet e mëdha që vijnë në degën e lumit që sot quhet lumi i Corovodës.
©Corovoda Online
©Corovoda Online