Nëse e keni taksur... Duhet të shkoni patjetër. Është gjëja e
parë që thuhet sa herë afron Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, të
Skraparit. Rruga më e mirë për të shkuar atje është ajo nga Çorovoda,
Radësh etj... ndonse është pak më e gjatë por bukuritë që do të përshkroni janë më të mëdha. Zgjat mbi 3 orë udhëtimi dhe mjetet në këtë rrugë duhet të jenë të larta. Por ka edhe një rrugë tjetër që nuk kalon në Çorovodë por që është edhe më e shkurtër në kohë dhe kalon nga segmenti i Novaj.
Nuk është e thënë që duhet të keni patjeter një qengj për kurban apo jo.
Sapo theret kurbani, ju duhet të bëheni në ballë me shenjë gjaku nga
kurbani juaj, më pas para se të hyni në Teqëne e Abaz Ali, duhet te hyni
me këmbën e majte, por pa këpucë apo atlete. Hyni me
këmbën e majtë dhe duhet të ecni nga krahu i majtë përqark por pa i
kthyer kurrizin vendit të shenjtë, në gurin e shenjtë të prehjes duhet të uleni dhe
të bëni lutjen tuaj. Nëse dëshironi mund të bëni sevap diçka. Në një
arkë metalike mund të hidhni disa para por tradita kërkon që të mos jenë
lek kartmonedhë por të jenë qindarka që të tingëllojnë ndërsa bien.
Mund të ndizni qiri për ata që ju keni përzemër dhe që s'mund të vinin
dot. Do të dilni pa i kthyer kurrizin dhe këmba e parë që duhet të dali
do të jete sërisht e majta. Një shenjë - kështu quhet mishi i pjekur në
hell nga kurbani juaj që mund ta çoni ne shtëpinë tuaj apo tek të afërm tek të cilët doni të çoni mbarësi. Kur gotat ngrihen për Abaz Ali
thuhet jo Gëzuar por "Na Ndihmoftë" Në këtë rit nuk përplasen gotat por
duart që i mbështjellin ato mes njëri - tjetrit. Evito sharjet apo
nënqeshjet ironike atë ditë. ...Na Ndihmoftë!
Është Corovoda On Line Blog
Është Corovoda On Line Blog