Çorovodë: Promovohet libri "Çepani" i Ilmi Qazimi. Libri kushtuar historikut dhe Çepanit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Çorovodë: Promovohet libri "Çepani" i Ilmi Qazimi. Libri kushtuar historikut dhe Çepanit

Fatjon Kaloci
22.9.15
Më herët në pas akrepat e orës 10:00 të kësaj të marte 22 shtator 2015, në mjediset e Verorit gjithçka ishte bërë gati. Prej ditësh mes njoftimeve ishte folur. Një aktivitet u zhvillua sot në Çorovodë ku u promovua libri "Çepani" i autorit Ilmi Çepani. Mes dhjetra të pranishmëve u fol nga vetë autori mbi përsenë e këtij libri, i cili në thelb shfaqet si një botim enciklopedik rreth gjithçkaje mbi të djeshmen e të sotmen e Çepanit, vendlindjes së autorit por njëherësh vendlindja e shumë luftëtarëve e mendimtarëve si Myftar Osmani, Vaip Gogo, Hysen Zyka, Njazi Cepani etj. Gjithë aktiviteti u zhvillua nën një atmosferë pozitive mes kujtimesh dhe rrefenjash si dhe në fund një koktail i rastit mes të pranishmëve. Libri voluminoz me afro 570 faqe është një botim i vitit 2015 i shtëpisë botuese "Eldora" është nën zhanrin monografik dhe në brendësi shoqërohet me pamje imazhesh dhe harta.
©Corovoda Online