Sport: Përfundon 4:0 takimi Orikumi - Skrapari Takimi i vlefshëm për Javën e Parë K2/B

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Sport: Përfundon 4:0 takimi Orikumi - Skrapari Takimi i vlefshëm për Javën e Parë K2/B

Fatjon Kaloci
27.9.15
Nisën sot në orën 16:00 disa ndër ndeshjet e Kategorisë së Dytë Grupi B. Skrapari u ndal me rezultatin 4:0 ndaj fituesve të Orikumit. Goli i parë u shënua që fillim të ndeshjes në minutën e parë u shënua nga Xhelili. Pak minuta më vonë në minutën e pestë Nurce con rezultatin në 2 me 0 për Orikumin. Në fund të minutës së 10të vjen goli i tretë nga Dervishi. Pjesa e dytë filloi me rezultatin 3:0 ndërsa një karton i verdhe u shënua gjatë pjesës së parë nga Metaj i Orikumit në minutën e 32. Sërisht karton i verdhe në pjesën e dytë këtë herë për Skraparin ku u ndëshkua Dosti në minutën e 65'. Goli i 4të erdhi në minutën e 83 nga Hoxha. Kështu takimi u mbyll me rezultatin 4:0. Shumë ndeshje nuk u zhvilluan ndërsa pritet një vendimarrje e Fshf pasi disa ekipe nuk kishin paguar detyrimet Financiare nda Fshf. E vetmja ndeshje që u luajt sot krahës Orikumi - Skrapari ishte Domosdova - Gramozi e mbyllur në barazim 1:1. Nesër pritet ndeshja Tomorri - Delvina.
UPDATE: Ndeshja Tomorri - Delvina u luajt këtë të henë. Pak minuta më parë konfirmohet rezultati 2:0
© Corovoda Online