Çorovodë: Mbahet Konferenca e 17të e Veteranëve të Rrethit Skrapar. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë: Mbahet Konferenca e 17të e Veteranëve të Rrethit Skrapar.

Fatjon Kaloci
24.10.15
Të enjten pak pas orës 10:00 në hollin e kinemasë "Tefik Lapani" në Çorovodë, nisi punimet Konferenca e 17të e Veteranëve të Rrethit Skrapar. Dhjetra të pranishëm ishin pjesë e aktivitetit mes tyre edhe drejtues lokal. Konferenca krahës pasqyrës së punës së realizuar gjatë këtyre viteve në thelb kishte edhe votimet për drejtuesit e rinj të Veteranëve të Skraparit. Skrapari është ndër rrethet me përtej historikun e ngjarjeve të shumta historike, ka edhe një grup veteranësh aktiv të cilët zhvillojnë në një vit kalendarik më shume se 50 aktivitete. Në përfundim të Konferencës pas votime Enver Naska u rizgjodh Kryetari i Komitetit të Veteranëve Skrapar si dhe Bashkim Sulejmanasi u rizgjodh Sekretar i këtij Komiteti. Në takim nderoi me fjalën edhe Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu. Në vijim ndalemi në disa pasazhe të fjalës së tij "...si pasardhes deshmori ,ashtu si deri tani,do te jem gjithmone prane jush ,per t`ju mbeshtetur moralisht dhe institucionalisht ,me te gjitha mjetet dhe hapsirat ligjore qe do te kem ne dispozicion ne cdo inisiative dhe aktivitet qe ju do te zhvillon. " - tha kështu kreu i bashkisë Skrapar, gjatë fjalës së këtë Konferenca. Konferenca i zgjati punimet disa orë dhe në fund një koktail u organizua për rastin.
©Corovoda Online