Nëse deri tani keni thënë po vjen dimri, me ndryshimin e nesërm ai do të jetë më pranë. Në orën 03:00 të mëngjesit akrepat do të ribëhen 02:00 këtë të dielë 25 tetor 2015 kur është edhe e diela e fundit e tetorit ditë në të cilën ndryshimi i orës për Europën bëhet nga 03:00 e mëngjesit paralelisht për të gjitha vendet europiane. Një orë më shumë gjumë dhe pak stres për takimet që mund të keni lënë për nesër pasi do të duhet të saktësoni me orën e re apo të vjetër. Në vitin 1981 të paktën për Europën u saktësua ndryshimi i akrepave kundrejt së dielës së fundit të Marsit (kur ora bën përpara) apo të dielës së fundit të Tetorit (kur ora bën mbrapa)
© Corovoda Online