Koordinata X: Objekti "antik" i gjetur në Skrapar. A është Zeus Dielli i stampuar në të? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Objekti "antik" i gjetur në Skrapar. A është Zeus Dielli i stampuar në të?

Fatjon Kaloci
28.10.15
Janë të shumtë banorët e Skraparit që në koleksionet e tyre posedojnë monedha apo objekte të hershme të gjetura në territorin e Skraparit. Por jo të gjithë kanë guximin për të t'i publikuar. Kjo për më së shumti arsyen dhe mundin e tyre personal të skemave "ruaj sekretin" ndonse edhe për shkak se nuk e dinë se çfarë rëndësie kanë objektet e tyre të vetëgjetura në amatorizëm. Postojmë një imazh të tetorit 2015 që në Corovoda Online (facebook) ngjalli kureshtje. Në një foto imazh të një objekti që pretendohet se është gjetur në afërsi të rrënojave të Kalasë së Rehovicës mbi 10 vite më parë. Një medalion me një gjysmë hënëz si formë dhe në të e stampuar profili i një njeriu dhe interpretimet mbi rëndësinë e mundshme të këtij objekti mbërritën. Një prej studiuesve Besim Dervishi hedh idenë se e stampuar në medalionin të llojit bronz mund të jetë Zeus Dielli. Në referimin që ai i bën Titus Livy dhe Poliby ku si dimension merret segmenti Selan, Bargullas, Fushë Peshtan (në tërësi me zonat përreth) sipas Titus Livy dhe Poliby në këtë zonë është shtrirë qytetërimi i Ilionit (Ilio, Ylli apo Diellit) që shtrihej sipër Antipatreas (Beratit të Sotëm) në luginën e Lumit Apssus (Osum) dhe në shpatin e Tomorrit ishte Ilioni. Për Dervishin medalioni është i rëndësishëm. Publikojmë në web tashmë foton që na u dërgua asokohe në rrjet dhe që ditë më vonë e paraqitën fizikisht pranë nesh për ta parë. Gjithësesi në stadet aktuale të gjetjeve që bëjnë njerëz të ndryshëm mund të flasim vetëm për propabilitete dhe hamëndësime mbi këtë objekt.
© Corovoda Online