Në Promemorie: Vrasja tronditi Skraparin e 1997' - Albert Lajthia - Ngjarja **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Në Promemorie: Vrasja tronditi Skraparin e 1997' - Albert Lajthia - Ngjarja

Fatjon Kaloci
28.10.15
Të dielën e 2 Nëntorit 1997, në Skraparin e mbetur vetëm, mes mungesës së informacionit, zërat e parë se diçka kishte ndodhur, vinin përmes të thënave, zërave lokale. Të pazakonta për një qytet të konsideruar të vogël e të qetë në vitin e zhurmshëm të pas marsit 97' për gjithë Shqipërinë. Albert Lajthia një ndër mësuesit e njohur në Skrapar kishte humbur jetën në një pritë, a një bastisje, në një mjet apo... Hamëndësimet dhe pikëpyetjet e qytetit ku gjithkush është kushëri më gjithëkënd, deri sa lajmi të merrej më i filtruar dhe të konfirmohej tragjikisht. I lindur në Gjerbës, Skrapar1956 Albert Lajthia ishte në emrat e intelektualëve të Skraparit të kohës. I diplomuar për Shkencat Natyroe në Kimi - Biologji fillimisht ai do të ishte mësimdhënës në fshatin e tij të lindjes e më pas në shkollën e mesme të përgjithshme "Ramis Aranitasi" në Çorovodë ku edhe falë kontributit të tij në ato vite kjo shkollë rankohej në shkollat e mira në Shqipëri. Në 1991 ai do të përkrahte lëvizjet e para demokratike të kohës. Në Prill 1991 do të zgjidhej Kryetari i Partisë Social - Demokrate të Rrethit Skrapar një parti e qëndrës së majtë për Skraparin që ende në zhargonet e kohës së ndryshimeve ky rreth konsiderohej "i kuq". ATSH Agjensia Telegrafike Shqipëtare do të shkruante në një raport të datës 3 Nëntor 1997:
"Banditët vranë të dielën, Kryetarin e Partisë Social Demokrate të Skraparit, në jug të Shqipërisë Albert Lajthia. 2 banditë i zunë pritë mjetit me të cilin 42 vjeçari Lajthia po udhëtonte drejt fshatit Gjerbës dhe në përpjekje për ti vjedhur e qëlluan atë" Kreu i PSD të Shqipërisë Skënder Gjinushi ngushëlloi familjarët dhe morri pjesë në homazhet e fundit. Dy javë më vonë të premten e 14 nëntorit 1997 forca të policisë të Komisariatit Skrapar Arrestuan 2 shtetas 18 dhe 24 vjeçar dhe në komunikimin e Policisë u tha se nga kontrolli i banesës së tyre u gjetën 2 automatikë, 1 pistoletë dhe një pushkë. Në Promemorie Corovoda Online përmes këtij postimi kujton mësuesin e sa e sa brezave Albert Lajthia.
© Corovoda Online
.