Më herët, një ditë më parë e hënë 26 tetor 2015 një 29 vjeçar nisi të proçedohej në gjendje të lirë. Sektori kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë e Qarkut Berat proçedoi më herët një shtetas me inicialet B.B. 29 vjeç lidhur me tregtimin e një sasie duhani, specifikon lajmi zyrtar. Tregtimi i duhanit po bëhej në Poliçan ku shtetasi po tregtonte pa dokumenta shoqërues malli duan të llojit "Tarabosh" dhe "Grand". Komunikimi zyrtar përfundon me citimin e veprës prej së cilës ka nisur ky proçedim në gjendje të lirë që bie ndesh me Nenet 149/a dhe 288/a të Kodit Penal.
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues nuk i referohet ngjarjes
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues nuk i referohet ngjarjes