Skrapar - Potom: Ndalohen 2 të rinj. Prodhim dhe Shitje lëndësh narkotike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Potom: Ndalohen 2 të rinj. Prodhim dhe Shitje lëndësh narkotike

Fatjon Kaloci
16.10.15
Në një raport zyrtar Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në zonën e Potomit, në bazë të informacioneve të mbledhura, gjatë ditës së djeshme 15 tetor 2015, Seksioni për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, kanë zhvilluar një tjetër operacion antidrogë.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur, arrestimi në flagrancë, i dy shtetasve (corovoda online poston vetëm inicialet dhe jo emrat e plotë) :   
1 - T. G, 26 vjeç, banues në Potom të Skraparit.
2-  R.G, 16 vjeç, banues në të njëjtin fshat. Sipas komunikatës zyrtare mbi lajmin Arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Potom, Skrapar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Materialet e përgattitura, iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni i të Miturve, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni  283/2 i Kodit Penal.
© Corovoda Online/  Imazhet Policia e Shtetit