Koordinata X: Arsimtari Dilaver Mekollari. Viti 1977. Peripecitë e sistemit për 20 lek?? FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Arsimtari Dilaver Mekollari. Viti 1977. Peripecitë e sistemit për 20 lek?? FOTO

Fatjon Kaloci
15.11.15
Koordinata X dhe Corovoda Online ndalen në promemorie të një prej arsimtarëve të dashur të Skraparit ndër vite. Dilaver Mekollari ishte një prej themeleve të arsimit në Skrapar. Duke veçuar nga dokumentacionet arkivore që disponojmë po ndalemi në disa shkresa shkëmbimesh që datojnë në 1977. Për të hyrë pak në brendi të shkrimit "Partia" kishte vendosur shkarkimin nga detyra e Inspektorit të Seksionit të Arsimit Skrapar. Dokumentet janë autentike dhe pasqyrojmë më poshtë disa nga brendia e tyre. Dilaver Mekollari me profesion mësues në 1959 mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan. Pas kësaj kreu studimet në institutin pedagogjik Aleksandër Xhuvani në Tiranë për degën Gjeografi - Biologji. Për sistemin e asaj kohe kishte një problem. Ai ishte pa parti dhe në 1967 Udheheqja e Parisë dhe e pushtetit në rreth e la disa muaj pa punë pasi refuzoi, pas ardhjes nga ushtria të fillonte punë në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit. Në moshën 27 vjeç braktisi fshatin ku banonte dhe nisi të jetoj në Çorovodë ku filloi të punonte në arsim por 13 vite më pas në moshën 40 vjeç iu kërkua të rikthehej në fshat dhe të linte detyrën. Në  26 maj 1977 me vendim të Komitetit Ekzekutiv emërohet mësues në shkollën 8 vjeçare të fshatit Qafë gati 3 orë larg qytetit. Kjo pasi një muaj më parë kësaj dite në 20 prill 1977 Komiteti Ekzekutiv i Partisë së Rrethit e ndëshkoi "për mos dakortësinë dhe bindjes ndaj vendimeve të partisë" me Vërejtje me Paralajmërim, Shkarkim nga detyra të Inspektorit të Arsimit dhe Emërimin për të punuar si mësues në një shkollë fshati. Por kush ishte motivacioni i kësaj lëvizje? Nuk ishte e veshtirë për të gjetur arsye në atë kohë. Një urdhërshërbim i pretenduar përmes së cilit përmes të cilit kishte përfituar sipas dokumenteve të kohës 20 lek. Por në motivacion shkruhej se ky ishte rast i përsëritur gjë që në fakt nuk ishte e vërtetë. Urdhërshërbimet e verifikuara më pas datonin në 16.3.1977 dhe i vetmi problem ishte se lëvizjet ishin bërë në një shërbim të vetëm, pas një kthimi nga Tirana ku kishte qënë për një trainim.Por dilema e vetme ishte kush kishte raportuar për kësi gjërash, një pikëpyetje që nuk mori pikë. Nisur nga këto shqetësime mjaft të mëdha për kohën reputacionin dhe dinjitetin aso kohe të familjarit me dy fëmijë, Mekollari i drejtohet me një letër të gjatë afro 20 faqe fletoreje shkrimi Hekuran Isait në 4 qershor 1977, letër e cila u protokollua nga Komiteti Qëndror i PPSH në 25.06.1977 me Nr 168. . Një muaj më vonë në 27 korrik 1977 një person nga kryeministria niset për të verifikuar pretendimet e ngritura nga kjo letër. Dhe përfundimi... së paku nga kjo shkresë Partia në rreth u përpoq të siguroj një strehim në qytet për të... pas peripecive pa fund.
Shkrimi synon të hedh dritë mbi disa të pathëna të kohës. I ndjeri Dilaver Mekollari nuk jeton por në Skrapar vlerësimi për punën e tij nuk mungon edhe sot.
© Corovoda Online / Foto të dokumentacioneve të kohës në montim për mos abuzimin me emra të ndryshëm të përmendur në fjalëshkëmbime