Koordinata X: Veiz Kovaçi Piloti nga Skrapari që u shpall Dëshmor i Atdheut **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Veiz Kovaçi Piloti nga Skrapari që u shpall Dëshmor i Atdheut

Fatjon Kaloci
30.11.15
Koordinata X në Corovoda Online ndalet në këtë shkrim arkivor në këtë muaj festash Nëntori në një tjetër emër të Lavdishëm të së djeshmes së krenarisë së Skraparit. Veiz Halil Kovaçi lindi në vitin 1949 në Gjogovicë të Skraparit. I mbaroi studimet në Akademinë e Forcave Ajrore për pilot avionësh reaktiv. Mbajti detyrën e Komandantit të Ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës për shumë vite. Por gjatë një proçesi stërvitor në vitin 1974 do të ndahej nga jeta. Kjo pasi avioni me të cilin po fluturontë i llojit MIG-19 në datën 5 gusht 1974  përsoi një defekt të rëndë ndërsa po ngrihej në fluturim. Dhe do të ishte pikërisht kjo ditë dita kur ai do të humbiste jetën në krye të detyrës.  Vite më vonë do të shpallej  “Dëshmor i Atdheut” me një Vendim të Këshillit të Ministrave  që mbajti numrin Nr. 228, datë 22.04.1996. Trupi prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Skrapar.
© Corovoda Online