Libri i Roland Qafokut "Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë" ndër më të shiturit në panair **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Libri i Roland Qafokut "Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë" ndër më të shiturit në panair

Fatjon Kaloci
15.11.15
Ndërsa sot është edhe dita e fundit të Panairit të Librit që prej 5 ditësh po mbahet në Tiranë, libri më i ri i Roland Qafokut "Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë" ka zgjuar mjaft interes dhe konsiderohet ndër librat e shitur në këtë panair. Libri doli në promovimin e tij vetëm 10 ditë më parë por interesimi i lexuesve e ka bërë mjaft popullor. Libri i botuar nga shtëpia botuese “Onufri” me parathënie të studiuesit të njohur Profesor Doktor Shaban Sinani, vjen pas 11 vitesh punë dhe kërkime në arkiva e në botime të rralla. Për herë të parë në Shqipëri vjen një renditje kronologjike e të gjithë kryeministrave të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me të dhëna dhe dëshmi ekskluzive, detaje, dokumente, shifra, fotografi dhe gjithçka që ka ndodhur dhe ata kanë bërë gjatë kohës që ishin në detyrë. Vetë autori i librit Roland Qafoku u shpreh më herët gjatë promovimit të tij, se vendosi ta shkruante këtë libër, pasi u përpoq të gjente një libër që fliste për kryeministrat e Shqipërisë dhe nuk e gjeti. “Tashmë që kanë kaluar 11 vjet nga vendimi që mora për ta shkruar këtë libër them se i njoh mirë të 33 kryeministrat e shtetit shqiptar. Mes tyre ka politikanë dhe burokratë që i shërbyen këtij shteti. Por them edhe se ka pasur nga ata që nuk ishin krejt të pafajshëm”,  Ndër 33 kryeministrat e përmendur në librin e Roland Qafokut janë Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, e deri tek kryeministrat pas rënies së diktaturës komuniste si Aleksandër Meksi, Ilir Meta, Fatos Nano, Pandeli Majko, Sali Berisha dhe deri tek kryeministri i 33-të i Shqipërisë, Edi Rama.
©Corovoda Online
       
         
close