Përfundon Skrapari Tepelena 1:5. Takimi i javës së 9të. Rezultatet e Grupit B, Kategoria 2 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Përfundon Skrapari Tepelena 1:5. Takimi i javës së 9të. Rezultatet e Grupit B, Kategoria 2

Fatjon Kaloci
29.11.15
Përfundoi pak minuta më parë ndeshja, por mesa duket "Magjia e Zezë" për Skraparin nuk ka mbaruar. E Nënta humbje radhazi erdhi edhe nga takimi Skrapari - Tepelena. Ndeshja e vlefshme për javën e 9të të Kategorisë së Dytë, Grupi B nisi rreth orës 14:00 të kësaj të diele dhe pati një pjesë të parë të barabartë kjo edhe në rezultat. 45 minutat e para u mbyllën me 0:0. Në pjesën e dytë në minutën e 11të Tepelena kaloi në avantazh duke e cuar rezultatin 0:1 Kur ora lokale shenoi 15:20 vjen goli i dytë për Tepelenën por nuk ka mbaruar, 30 sekonda pas gjuajtes së mesfushës së pësimit të golit të dytë vjen goli i tretë për Tepelenën. Goli i katërt për Tepelenën erdhi në 15:30 duke çuar rezultatin në 0:4. Dhjetë minuta më pas në 15:40 vjen goli i pestë i takimit Skrapari 0 - Tepelena 5. Në momentet e fundit erdhi goli i vetëm për Skraparin përmes një 11 metërshi duke e mbyllur këtë takim me rezultatin 1:5
Vlen për t'u përmendur se nëse do të duhej të ndeshkonim me një Karton të Verdhë mund të ishte portali i FSHF i cili edhe sot ka pasqyruar rezultate jo korrekte në opsionin e ndeshjeve LIVE duke na shkaktuar probleme me faqet e tjera me te cilat bashkëpunojmë për rezultatet në kohë reale për ndeshjet e tjera.
Po sot u luajtën edhe ndeshjet e tjera të këtij Grupi. Rezultatet Përfundimtare të Javës së 9 ishin::
UPDATE: Java e 9të
ORIKUMI 1 - 0 GRAMOZI
TOMORRI 4 - 0 BILISHT SPORT
DELVINA 2 - 1 NAFTËTARI
SKRAPARI 1 - 5 TEPELENA
PËRMETI 1 - 0 DOMOSDOVA
HIMARA 1 - 2 MEMALIAJ

© Corovoda Online