Skrapar: Kurse profesionale nga Ministria e Mirëqënies. Së shpejti **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Kurse profesionale nga Ministria e Mirëqënies. Së shpejti

Fatjon Kaloci
8.11.15
Një çertifikim profesional në zanate që mungojnë në Skrapar, pritet të hapen së shpejti. Do të jetë një projekt i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i cili në bashkëpunim me Prefekturën dhe instancat lokale do të mundësoj aftësimin profesional në disa "zanate". Kurset do të jenë disa muajore, dhe në fund të tyre aftësimi do të çertifikohet. Por cilat janë fushat profesionale që do të synojnë këtë aftësim?
1. Hekurpunues
2. Hidraulik
3. Elektriçist
4. Saldator
5. Rrobaqepsi

Janë këto vetëm disa ndër kategoritë që do të ftojnë të interesuarit për specializim në këto fusha. Skrapari si shumë qytete të konsideruara të vogla shpesh ka mungesa në zanatet bazikë ndonse ka emra të ndryshëm që ende punojnë në këto profile por mosha fizike dhe trashëgimia në të rinjte për këto aftësime duket sikur ka rënie. Nuk ka një datë fikse se kur pritet të filloj aplikimi por jo zyrtarisht mësohet se po punohet për gjetjen e një objekti ku do të mundësohen trainimet.
©Corovoda Online