Sport: 2:3 Skrapari shënon humbjen e radhës ndaj Memaliaj. Rezultatet e Kategorisë së 2të Java 7 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: 2:3 Skrapari shënon humbjen e radhës ndaj Memaliaj. Rezultatet e Kategorisë së 2të Java 7

Fatjon Kaloci
15.11.15
"Tersi" nuk po i ndahet Skraparit të këtyre 7 javëve të para të Kategorisë së Dytë Grupi B. Edhe përballja e sotme e luajtur në Çorovodë nuk arriti surprizë, themi surprizë pasi deri tani ekipi vendas ka rregjistruar vetëm humbje, dhe kështu ndodhi edhe sot. Takimi nisi në orën 14:00 në terrenin sportiv të Çorovodës, ku në minutën e 16të të pjesës së parë Miqtë e Memaliaj shënuan golin e parë. Vetëm dy minuta më pas u dyfishua rezultati në favor të miqve. Në orën 14:41 pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë rezultati do të vendoste fundin e 45 minutave të para nën shifrat: Skrapari 0 - Memaliaj 3. Pjesa e dytë do të niste sërisht në avantash jo vetëm në rezultat por edhe në lojë për miqtë e Memaliaj. Një gol i bërë në outside do të ishte i katerti por goli ishte i pavlefshëm. Në orën 15:36 Skrapari fitoi të drejtën e një 11 metërshi, por që nuk u prit mirë nga portieri dhe një lojtar i Skraparit e coi topin në rrjet duke shënuar golin e parë. 2 minuta më vonë Skrapari dyfishon takimi shkon në 15:38 në rezultatin 2:3
Po sot u luajtën edhe ndeshjet e tjera të Grupit tonë Rezultatet nuk janë definitive por në vijim mund të azhornohen:
15 Nëntor 2015 Java e 7të Kategoria 2/ Grupi B
SKRAPARI - MEMALIAJ 2:3
DELVINA - DOMOSDOVA 4:1
BILISHTI - GRAMOZI 2:0
TOMORRI - TEPELENA 3:1
ORIKUMI - NAFTËTARI 2:0
PËRMETI - HIMARA 3:0
©Corovoda Online