Sport: Perfundon 7:0 Domosdova - Skrapari. Detajet e takimit Ja rezultatet e K2/ Grupi B **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Perfundon 7:0 Domosdova - Skrapari. Detajet e takimit Ja rezultatet e K2/ Grupi B

Fatjon Kaloci
22.11.15
Në orën 14:00 ka nisur në Perrenjas takimi i javes së tetë Domosdova - Skrapari. Vendasit që në minutën e tretë shenuan permes lojtari Tocka duke e shenuar tabelen e rezultatit 1:0. Në minuten e 28' ndeshkohet me karton te verdhe lojtari i Skraparit Diko dhe pak minuta me vone kur shenohet minuti i 34 Kaloci ndeshkohet me te verdhe. Goditja e 11 metershit per Domozdoven do te shnderrohej ne gol permes Vretos duke e cuar rezultatin Domosdova 2 - Skrapari 0. Në minuten e 41 ndeshkohet me karton te verdhe Rira për Domosdoven. 45 minuteshi i pare u mbyll me rezultatin 2:0. Pjesa e dyte nisi me nderrim nga Domosdova ku ne loje hyn Kotorri dhe del Llojku.  Po ashtu Skrapari ne minuten e 58 ben nderrimin e pare mes Gogo dhe Meco. Ne minuten e 63 Vreto ndeshkohet me karton te verdhe per Domozdoven por kjo nuk e ka penguar qe 1 minute me vone ne te 64 te shenoj golin e trete per Domozdoven dhe te dytin personal ne kete takim . Ne minuten e 68 nderrimi i dyte per Skraparin mes Carcani dhe Myftari. Ne minuten e 69 edhe Domosdova ben nderrim mes f.Rira dhe Xh.Rira ndersa Skrapari 2 minuta me vone ne te 71 ben nderrimin mes Beqollari dhe Harka duke mbyllur keshtu tre ndrrimet e lejueshme per Skraparin. Ka mjaftuar nje minute dhe ne te 72 Beqo per Domozdoven shenon golin e katert. Ne minuten e 77 Domozdova ben nderrimin e trete mes Da Silva dhe Karriqi. Eshte Beqo ne minuten e 81 per Domozdoven shenuesi i Golit të peste por ska mbaruar ketu pasi serisht Beqo ne minuten e 83 shenon golin e 6te te Domozdoves. ne minuten e 87 Rira shenon golin e shtate.
Po sot u luajten edhe takimet e tjera te Grupit B. Japim me poshte rezultatet provizore qe kemi deri ne kete moment, duke ju rikujtuar se ne nje version te Updateuar do te kemi rezultatet perfundimtare.
Java e Tete Kategoria Dyte/ Grupi B
22 Nentor 2015

Domozdova - Skrapari 7:0
Tepelena - Delvina 1:0
Naftetari - Tomorri 1:0
Bilisht Sport - Orikumi 3:1
Memaliaj - Permeti 5:0
Gramozi - Himara 4:2

©Corovoda Online