Ndërron jetë Sulo Gradeci Shoqëruesi i parë i Sigurimit të Enver Hoxhës. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ndërron jetë Sulo Gradeci Shoqëruesi i parë i Sigurimit të Enver Hoxhës.

Fatjon Kaloci
19.12.15
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes 18 dhjetor 2015 rreth orës 21:00 në Tiranë Sulo Gradeci. Emri i tij gjatë periudhës së para 90' ka qënë mjaft i njohur nga brezi i asaj kohe, mbi rolin që ka patur si Kreu i Sigurimit të Enver Hoxhës Sulo Gradeci ka lindur në1922 në Gradec, Skrapar. Në vjeshtën e vitit 41', ai ka marrë pjesë në demonstratën antifashiste. Një vit më vonë, në 1942, Sulo Gradeci ishte efektiv i çetës së Skraparit dhe më vonë partizan i Brigadës VII-të Sulmuese. Pas çlirimit të vendit në 1944, ka punuar në degën e Punëve të Brendshme në qytetin e Beratit dhe Përmetit, si dhe në organet e Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1950, Gradeci është emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes, shef i Degës. Rreth 16 vite më vonë, në vitin 1966, Sulo Gradeci emërohet të shërbente si përgjegjës për jetën e Enver Hoxhës. Për më tepër se 30 vite ai ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të Enver Hoxhës. Kjo është realizuar përmes aktivizimit të një grupi shoqëruesish, që në situata të zakonshme nuk kishte më tepër se shtatë efektiva. Por Gradeci nuk ishte vetëm truprojë e Hoxhës, ai i organizonte atij gjithashtu të gjithë axhendën e punës dhe të aktivitetit të tij. Ai ka shkruar edhe një libër me kujtime, "30 vjet pranë shokut Enver". Në titujt lokalë të disa viteve më parë, emri i tij figuron në listën e personave të shpallur qytetar nderi të Çorovodës.
© Corovoda Online