Skrapari me President. Sport: Ekipi i Skraparit risjell ish-presidentin Hysen Caka **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari me President. Sport: Ekipi i Skraparit risjell ish-presidentin Hysen Caka

Fatjon Kaloci
21.12.15
Optimizëm, pas rezultateve zhgënjyese të fazës së parë për Skraparin. Kështu skuadra e Skraparit, deri në nisjen e shkurtit 2016 për fazën e dytë të Kategorisë së dytë Grupi B do rindez motorrët me ndryshime. I pari ndryshim është ai i rikthimit të Presidentit të Klubit që do të drejtoj Skraparin Hysen Caka. Për një të përditshme sportive Hysen Caka tha më herët: "E them me euforizëm se do të jemi në mes gjashtë skuadrave të para të tabelës gjatë fazës së dytë. Do të ketë merkato dhe skuadra do të jetë shumë më e fortë. Thirrjes për mbështetje nga ana e sportdashësve të qytetit dhe trevës sime, iu përgjigja pozitivisht”. Edhe ekipi besohet se do të ketë ndryshime gjatë merkatos dimërore duke ofruar lojtarë edhe nga kategoritë superiore. Synimi i Skraparit do të jetë mestabela e klasifikimit edhe për 11 ndeshjet e radhës që nisin në shkurt 2016.
Corovoda Online sikundër ka ndjekur rezultatet në kohë reale gjatë ndeshjeve të fazës së parë, do të vijoj të ofroj rezultatet e sfidave që shpresojmë për ringritjen e ekipit vendas.
© Corovoda Online