Sport: Mbyllet 5:1 Naftëtari - Skrapari. Takimi i javës së 10 me të dhjetën humbje radhazi Rezultatet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Mbyllet 5:1 Naftëtari - Skrapari. Takimi i javës së 10 me të dhjetën humbje radhazi Rezultatet

Fatjon Kaloci
6.12.15
Ka përfunduar takimi i kësaj të diele i luajtur pak pas orës 14:00 në Kuçovë mes skuadrave Naftëtari - Skrapari. Takimi u luajt në stadiumin "Bashkim Sulejmani" pa tifozë ndërsa skuadra pritëse ishte ndëshkuar më herët pas takimit me Tomorrin nga FSHF. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të Naftëtarit. Golat u shënuan në minutën 7 dhe 25 nga i njëjti autor Kopaci. Në pjesën e dytë  por Pepa, Koroveshi dhe Hysa e cojnë në 5:0 rezultatin në minutën e 87 Guri shënon për Skraparin duke e cuar rezultatin në 5:1
Po sot u luajtën edhe takimet e tjera të Grupit B / Kategoria e Dytë
Rezultatet e plota do të pasqyrohen në mbremje po shohim më poshtë rezultatet që kemi siguruar informacion deri tani:
Naftëtari - Skrapari 5:1
Orikumi - Tomorri 2:1
Domozdova - Himara 3:0
Tepelena - Përmeti 2:2
Bilisht Sport - Delvina 3:0
Gramozi - Memaliaj 1:3
© Corovoda Online / Imazhi nga ndeshja e sotme Naftetari - Skrapari