T.A.P. shkurtohet rruga Çorovodë - Potom. Ja disa detaje rreth projektit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

T.A.P. shkurtohet rruga Çorovodë - Potom. Ja disa detaje rreth projektit

Fatjon Kaloci
13.12.15
Në një intervistë për një mediatik financiar, drejtuesi menaxherial i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, z.Ian Bradshaw ndër të tjera shprehet rreth risive të projektit. Kështu në fillim të 2016 pritet që në Shqipëri të vijnë tubat e parë të tubacionit ndonse punimet për shtrimin e tij priten të nisin brenda gjashtëmuajorit. Ndërtimi do të nisi paralelisht në të 3 shtetet. Në Shqipëri projekti prek më shumë se 8 000 prona. Deri në dhjetor 2015 TAP ka punësuar në Shqipëri 440 individë në proçeset e rrugëve hyrëse dhe urave, 260 në aksesin me tokat, më shumë se 50 për aktivitetet inxhinierike dhe projektimet. Bradshaw përmend se përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore vendore, punimet në gjurmën Çorovodë-Potom kanë reduktuar kohën e udhëtimit me rreth një orë që në muajin e parë. Duke filluar në nga viti tjetër, duke qenë se fillon edhe faza e ndërtimit, ne presim që ndikimi mbi kompanitë shqiptare dhe komunitetet vendore të rritet ndjeshëm. Falë disa memorandumeve me IAP (Ionian Adriatic Pipeline) do të synohen furnizime me gaz  në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.
©Corovoda Online