Transport: Skrapar - Tiranë Ndryshon stacioni i terminalit të autobuzave ndërqytetas. -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Transport: Skrapar - Tiranë Ndryshon stacioni i terminalit të autobuzave ndërqytetas.

Fatjon Kaloci
16.12.15
Duke nisur nga dita e dielë, 20 dhjetor 2015 stacioni i ri i linjave ndërqytetase të autobuzave që Lidhin Çorovodën, Poliçanin dhe qytete të tjera do të spostohet pranë Sheshit "Shqiponja". Ky është vendimi më i fundit i Bashkisë Tiranë. Bëhet fjalë përkohësisht deri sa një terminal i mirëfilltë të ndërtohet në Tiranë. Deri më tani, stacionet e autobuzave me destinacion Skrapar - Tiranë dhe anasjelltas ka qënë zona e njohur si Ish Parku në Tiranën e Re. Stacioni i ri do të ndodhet në Veri-Lindje të sheshit Shqiponja dhe pritet që thuajse gjithë linjat ndërqytetase të jugut të Shqipërisë të përfundojnë apo nisen nga kjo pikë.
© Corovoda Online