Në një raport të pak ditëve më parë Analiza e 2015 për Qarkun Berat të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Skrapari ka rezultuar të rankuara më lart për punën e kryer gjatë 2015 në nivel Qarku. Mbledhja Rajonale e Zhvilluar gjatë javës që lamë pas në Berat u fokusua në analizimin e rezultateve konkrete. Ky vit që shkoi nuk pati zjarre me dëme në habitatin natyror të mbrojtur në Skrapar përjashtuar një rasti të vetëm kryesisht në një zonë me bimësi të ulët. Skrapari ka një shtrirje të madhe gjeografike për km2 në mbi 770 dhe brenda tij shumë zona janë të mbrojtura ku nuk lejohen ndërhyrjet apo prerjet. Kurora e gjelbër e tij është ndër karakteristika më madhore që natyra i ka falur maleve të shumta të tij.
© Corovoda Online
© Corovoda Online