Çorovodë: Fillojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Re pranë "5 Shtatorit" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë: Fillojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Re pranë "5 Shtatorit"

Fatjon Kaloci
23.1.16
Prej pak ditësh kanë nisur punimet... dhe njëherësh edhe vlerësimet e para në komunitet. Kështu në Çorovodë më herët, kanë nisur punimet për rivënien në "jetë" të një rruge të re e cila do të lehtësoj kalimin në pjesën e sipërme të qytetit të vogël të Çorovodës. Punimet po kryehen pranë aksit Ura e lagjes "5 Shtatori" në krah të Spitalit të Skraparit dhe tendencë daljen në afërsi të varrezave të Dëshmorëve. Kjo rrugë ka qënë ekzistente përpara 1990 por ndryshimet e kohëve e "zhdukën" përkohësisht. Punimet po kryhen përmes kooperimit të autoritetit vendor të Bashkisë Skrapar dhe Investit për komunitetin e projektit T.A.P. Jozyrtarisht mësohet se edhe Ura e 5 shtatorit do të pësoj ristrukturimin e saj me tendence zgjerimi. Paralelisht këtyre punimeve akumulumi i ujëravë të përrenjve ka ndodhur tanimë përmes tubacioneve, gjë që shmang dukshëm prurjet natyrore që në tetorin e 2015 përmbytën një zonë të Skraparit në Lagjen Estref Caka. Investimet priten të konkretizohen në final gjatë 2016.
© Corovoda Online