Disa Taksa pësojnë ndryshime në Skraparin e 2016. Ja masat e reja te tyre -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Disa Taksa pësojnë ndryshime në Skraparin e 2016. Ja masat e reja te tyre

Fatjon Kaloci
2.1.16
Disa taksa të nivelit kombëtar gjatë këtij viti 2016 do të kenë ndryshime. Ndryshimet do të jenë në nivel kombëtar në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Skrapari i listuar në kategorinë e tretë krahës shumë qyteteve të tjera do të ketë disa ndryshime ne taksa. Më poshtë japim disa prej ndryshimeve në zëra të veçantë të taksave.
Taksa eTruallit (kjo taksë është vjetore)
Bashkia Skrapar - 0.28 lek / për metër katror - për shtëpitë
Bashkia Skrapar - 15 lek  / për metër katror - për bizneset

Taksa e Fjetjes në Hotel (kjo taksë është ditore)
Bashkia Skrapar - 35 lek / për një natë fjetje - për çdo njësi akomoduese si dhe bujtinë, motel, fjetinë
Bashkia Skrapar - 105 lek  / për një natë fjetje - për hotelet e klasifikuara me 4 dhe 5 yje

Taksa e tabelës (kjo taksë është vjetore)
Nëse tabela është më e vogël se 2 metra katror kjo taksë identifikuese do të jetë zero
Nëse tabela është më e madhe se 2 metra katror kjo taksë identifikuese do të jetë 45 000 lek për metër katror (kjo takse është vjetore).

Taksa e biznesit (kjo taksë është vjetore)
Bizneset me xhiro nga 0 lek deri në 2 000 000 nuk do të paguajnë Tatim Fitimin
Bizneset me xhiro mbi 2 000 000 lek deri në 5 000 000 nuk do të paguajnë Tatim Fitimin
Bizneset me xhiro mbi 5 000 000 lek deri në 8 000 000 do të paguajnë 5% të xhiros vjetore si tatim fitimi.

Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë
Në rastet kur ju do të rregulloni fasadën e shtëpisë apo riparimin e saj, ideja është që pas ndërhyrjes së re shtëpia juaj do të shitet më shtrenjtë pasi do të justifikoni ndërhyrjen. E pikërisht raporti i vlerës në lekë që do të ketë investimi juaj i ri është në bazë të kësaj takse. Përqindja e kësaj takse luhatet edhe në bazë të fushëveprimit. Po ashtu edhe tjetërsimi i një shtëpie në një ambjent biznesi etj, përfshiohet në kë takse.

©Corovoda Online