Emetimi i pullave postare lidhet ngushtë me personalitet, ngjarjet dhe mesazhet e ndryshme me ndikim në shoqëri. Corovoda Online me Koordinatën X publikon Pullën postare që përkujton Betejën e Tendës së Qypit. Kjo pullë u publikua në 11 gusht 1973 dhe në sfond në një paraqitje pikture jepeshin plane të pikturuara nga të dhënat historike mbi betejën e tendës së qypit. Pulla kishte përmasat 98 me 62 milimetra dhe ishte shumëngjyrëshe. Vlera në lek shqiptar e saj ishte 2.05 lek. Ajo u publikua në promemorie të betejës historike të kryer në Skrapar gjatë ditëve 19 deri në 21 janar 1943. Pamja në vijim jep një model të kësaj pulle.
© Corovoda Online
© Corovoda Online