Një 21 vjeçar me inicialet D.XH. u ndalua nga uniformat blu të Skraparit një ditë më parë. Sipas raportit zyrtar në 28 janar 2016 shtetasi D.XH. 21 vjeç banues në fshatin Strenec, Skrapar u arrestua në kushte flagrance pasi nga kontrolli që u bë në banesën e tij u gjet një sasi prej 25 gram lëndë narkotike. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet edhe një armë gjahu që figuronte pa leje. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë referuar neneve 280 dhe 283 të Kodit Penal për dy veprat e mësipërme.
©Corovoda Online
©Corovoda Online