Skrapari mes Natyrës: Bukuria mes Pyjeve në Ahishten e Symizës, Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Bukuria mes Pyjeve në Ahishten e Symizës, Skrapar

Fatjon Kaloci
29.1.16
Aty hasen më shpesh "përfaqësuesit" e veçantë të faunës në Skrapar. Ariu, Ujku, Dhelpra, Baldosa, Lepuri i Egër, Kunadheja janë "banorët" e asaj që quhet Ahishtja e Symizës. Një pyll unikal i Skraparit me një bukuri të rrallë; kjo do të jetë ndalesa e radhës e Corovoda Online me Ciklin "Skrapari mes Natyrës" ku dëshirojmë të promovojmë ndryshe Skraparin me bukurinë e Florës dhe Faunës. Ahishtja e Symizës zë një sipërfaqe me rreth 30 hektar dhe ndodhet në lartësitë nga 1 300 deri në 1 550 metra mbi nivelin e detit. Ka një reliev malor, i formuar nga shkëmbinjtë flishorë të paleogjenit me mbizotërim të ranorëve dhe argjilave. Ahishtja ndoshet pranë fshatit të vogël që ka të njëjtin emër. Klima që dominon është ajo e një klime mesdhetare malore, me dimër të ftohtë dhe verë të freskët. Pylli përshkohet nga shumë përrenj që zenë fill në burime të ndryshme. Tokat janë të murrme pyjore. Nga vetë emri, Ahu është mreti i Florës në këtë pyll dhe pemët prej ahu kryesisht kanë një gjatësi mesatare 15 metra dhe maksimale 20 metra të larta. Diametri mesatar i trungjeve të tyre shkon nga 20 deri në 30 centimetër ndërsa mosha mesatare e tyre shkon nga 50 deri në 75 vjeçare. Ahu shoqërohet me bimësi të shumtë siç çshtë panja, shkoza e bardhë, lajthia, bimë graminore, fieri, myshqet, etj. Gjenden disa lloje shpendësh si përshembull thëllëzë mali, mëllenja, etj. E për të shkuar në këtë bukuri të radhës si gjithnjë këshillimi i corovoda online mbi itinerarin e lëvizjes. Për të shkuar deri atje duhet të ndiqni rrugën automobilistike rreth 30 kilometra të gjatë Çorovodë - Leshnje e deri në Bërsakë. Më pas ju pret një rrugë pakës e vështirë këmbësore. Thamë pakës për të mos ju dekurajuar. Është e vështirë gjithësesi bukuria mes pyjeve ka koston e saj. Do t'ju duhet të ecni në fakt në këmbë në një distancë prej 12 kilometrash në segmentin Bërsakë - Symizë. Faleminderit që na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale.
© Corovoda Online