Skrapari mes Natyrës: Bukuritë e Morenave Akullnajore të Ujanikut, Skrapar -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Skrapari mes Natyrës: Bukuritë e Morenave Akullnajore të Ujanikut, Skrapar

Fatjon Kaloci
25.1.16
Natyra mbresëlënëse në Skrapar di të fal. Bukuria e rradhës e ciklit Skrapari Mes Natyrës nga websiti i CorovodaOnline i perket Morenave Akullnajore të Ujanikut. Ato ndodhen shumë pranë fshatit me të njëjtin emër, Ujanikut, Skrapar në lartësinë1 300 - 1 450 metra mbi nivelin e detit. Përbëjnë depozitime akullnajore të përmasave nga më të ndryshme të sjella këtu prej akullnajave të cirqeve të Tomorit. Gjithë ky material ka shtrirje gjatësore pothuaj të njëjtë me atë të cirqeve, mbi 2 kilometra, ndërsa shtrirja në gjerësi arrin në rreth 1 kilometër. Ai ka formuar kodrina me lartësi relative mesatare 20 – 30 metra, të ndara midis tyre nga lugje e hinka karstike. Disa dekada më parë në to, ka patur mbulesë pyjore dhe livadhe me bimësi barishtore mjaft të pasur. Dëmtimi i madh i tyre prej njeriut, duke prerë pyllin e duke pastruar kullotat me djegie, solli dëmtimin e vlerave natyroro – peizazhiste të këtij monumentit natyror veçanërisht gjatë viteve 1998 - 2010. Kullotat e pasura dhe cilësore kënë bërë që Ujaniku të përmendet për cilësinë e prodhimeve të qumështit të deleve, veçanërisht të djathit kaçkavall. Turistët, jo vetëm që do të kënaqen me shëtitjet në këtë peizazh natyror të veçantë, por do të shijojnë edhe prodhimet cilësore të bulmetit. Njëherazi, Ujaniku përmëndet edhe për burimet e shumta me ujë të ftohtë e të pastër si kristali, nga të cilët ka marrë edhe emrin fshati. Morenat akullnajore të Ujanikut kanë vlera shkencore, didaktike, ekologjike, turistike dhe kulturore të karakterit vendor. E për ti vizituar këto Morena duhet që turisti i radhës që mund të jesh edhe ti të ndjek itinerarin që Corovoda Online rekomandon sipas rrugës automobilistike rurale Çorovodë – Gjerbës – Ujanik.
© Corovoda Online