Skrapari mes Natyrës: Pema 170 vjeçare në Verzhezhë të Skraparit FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Pema 170 vjeçare në Verzhezhë të Skraparit FOTO

Fatjon Kaloci
25.1.16
Në afërsi të Çorovodës, ndodhet fshati Vërzhezhë aktualisht pjesë e njësisë administrative Qëndër (ish - komuna me të njëjtin emër). Fshati Vërzhezhë ndodhet në një lartësi gati 540 metra mbi nivelin e detit. Corovoda Online ndalet në këtë shkrim në promovimin e radhës së bukurive të natyrës skraparase. Si mund ta shihni edhe në foto Lisi i Vërzhezhës është në fokus të ndalesës sonë elektronike në këtë postim. Është një dru i veçuar me lartësi që arrin në mbi 26 metra, kurorë të madhe, perimetri mbi 8 metra, ndërsa perimetri i trungut 140 cm dhe diametri i tij 72 cm. Ka moshë 170 vjeçare. Nën hijen e tij janë zhvilluar kuvende dhe takime të rëndësishme të banorëve të fshatit Vërzhezhë dhe të gjithë krahinës. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike dhe historike. Rruga automobilistike e aksit Çorovodë - Vërzhezhë është itinerari që duhet të ndjekim në këtë udhëtim.
© Corovoda Online