Botimet Naimi dhe M&B 300 tituj librash dhuratë për shkollat e Skraparit. -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Botimet Naimi dhe M&B 300 tituj librash dhuratë për shkollat e Skraparit.

Fatjon Kaloci
21.5.16
Më herët mbi 300 tituj librash i'u dhuruan shkollave "Zylyftar Veleshnja"dhe "Ramiz Aranitasi" në Çorovodë. Inisiativa lindi nga Botimet "Naimi" me përfaqësuesin e saj Naim Zoto dhe u përkrah nga M&B një studio botimi dhe grafike me përfaqësues Miranda Goleci dhe Bujar Karoshi. Ceremonia e dorëzimit të kësaj dhurate mjaft domethënëse ngulitur në mbi 300 tituj librash, u zhvillua në hollin e Gjymnasit të përgjithshëm "Ramiz Aranitasi"në Çorovodë mesditës së të shtunës 14 maj 2016. Librat e përzgjedhur si dhuratë janë kryesisht të fushës së historisë dhe letërsisë madje një pjesë e tyre janë vlerësuar nga Ministria e Arsimit si literaturë ndihmëse për arsimin parauniversitar dhe bibliotekat e shkollave Zylyftar Velshnja dhe Ramiz Aranitasi . Autorë të tyre janë personalitete të albanologjisë dhe arsimit shqiptar si prof. Kristo Frashëri, prof.Shaban Demiraj, prof. Shaban Sinani, prof. Matteo Mandalá, prof. Francesco Altimari, prof. Irakli Koçollari, prof. Agron Tufa etj., ndërsa problematika e librave jane historia dhe kultura shqiptare, përfshi studime dhe analiza për veprën e I. Kadaresë, D. Agollit, Fan Nolit, M. Camajt, M. Kutelit etj., apo vepra për etnosin, historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
© Corovoda Online