Babai sheh ëndërra - Arian Leka -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Babai sheh ëndërra - Arian Leka

Fatjon Kaloci
9.7.16
Babai sheh ëndërra.

Babai sheh ëndrra me kuaj
hingëllima, potkonj dhe një zjarr
që digjet në zemër, pa flatrën e marrë
tërhequr aq rëndë nga buajt

dhe babai sheh ëndrrën me kuaj

këndon një këngë pa zarar
një muaj, dy muaj, tre muaj...,
tetor.., dhe pastaj në Skrapar

babai sheh ëndrra me mua

sheh vendet ku shkohet pa flatra
mbi supe i gjej ca pendë rrëzuar
ndër vise të tjera fsheh udhën..., nata,

babai sheh ëndërr...,

dhe mua...,
më duhet të vras gjithë kuajt,
që vijnë e më trembin babanë,
kur është duke ëndërruar...
Corovoda Online / Arian Leka