Dollma - Në Kuzhinë me Luljetën... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Dollma - Në Kuzhinë me Luljetën...

Fatjon Kaloci
8.7.16
Përbërësit:
Gjethe Rrushi ( të reja )
Qepë të Njoma, Gjalp
Nenexhik ose nane, mender, zimbricë
Oriz ( sa 2 gota uji )
Kripë, Piper, Majdanoz, Jeshilliqe të tjera, lakra, labot etj

Përgatitja:
Pasi i kemi larë mirë më parë gjethet e rrushit, i vendosim pjesë - pjesë në një enë me ujë që valon. I kthejmë në anën tjetër e i heqim nga zjarri dhe i vendosim në një tepsi të ftohen.
Grijmë qepët e njoma bashkë me nenexhikun dhe lakrat e tjera i kavërdisim me vaj ulliri dhe kripë. Pastaj shtojme orizin dhe ju hedhim 2-3 garuzhde nga lëngu  që u zienë gjethet e rrushit sepse është shumë i shijshëm.
Kur orizi të jetë pak i zier, e heqim nga zjarri dhe fillojmë e mbushim me lugë duke e mbajtur gjethen se prapmi. Në dorë hedhim 1 lugë oriz dhe e mbështjellim, nga ana e lëmuar sepse e ka pamjen më të bukur.
I rreshtojmë në një tavë ose tenxhere të hapur, jo të thellë, hedhim përsëri nga lëngu i gjetheve rrushit dhe 1 gotë dhallë, vendosim gjalp të fresket përsiper. I'u vëmë një pjatë sipër i mbulojmë me kapak derisa të jenë gati.
Ju bëftë mirë!

Corovoda Online / Luljeta Myzyri