Elbasan - Aksidentohet 24 vjeçari nga Çorovoda Ndalohet drejtuesi i mjetit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Elbasan - Aksidentohet 24 vjeçari nga Çorovoda Ndalohet drejtuesi i mjetit

Fatjon Kaloci
27.7.16
Imazh ilustrativ / Arkiv
Më herët, në 25 korrik 2016 në një njoftim të Policisë së Elbasanit u bë e ditur se një shtetas 24 vjeçar u dëmtua nga dalja e një mjeti nga rruga. 24 vjeçari ishte pasagjer në një makinë që po udhëtonte në aksin Librazhd - Elbasan. Mjeti tip Peugot që drejtohej nga një shtetas 23 vjeçar me inicialet M.H. banues në Tiranë, doli nga rruga dhe si pasojë shtetasi 24 vjeçar banues në Çorovodë, që ishte pasagjer në mjet mbeti i dëmtuar dhe u trasportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë ku paraprakisht u mësua se gjëndja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i bluve të Elbasanit thotë ndër të tjera se drejtuesi i mjetit u ndalua në kushte flagrance citon burimi për Corovoda Online.
Corovoda Online