Ish-Ministri Naço reagon në Facebook. "I pavërtetë lajmi mbi çështjen Nazëri 2000" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ish-Ministri Naço reagon në Facebook. "I pavërtetë lajmi mbi çështjen Nazëri 2000"

Fatjon Kaloci
3.7.16
Ka reaguar përmes faqes së rrjetit të tij social në facebook, ish-ministri Nasip Naço pas një shkrimi të bërë në tabloidin pamfleti.com ditën e djeshme. Më herët, në 2 korrik 2016 portali online shkroi një material me titullin "Shteti i rrethuar nga LSI; “Nazeri”, kompania e vëllait të Nasip Naços ruante edhe aeroportin edhe paratë e bankës", ndërsa në brendësi të materialit të këtij portali thuhet se një i afërm i ish-ministrit Naço është bashkëpronar i një shoqërie sigurimi. (lidhje e jashtme )
Por pikërisht mbi këtë fakt, ka reaguar ish-ministri Nasip Naço nëpërmjet faqes sociale në facebook duke postuar edhe disa imazhe të statusit të kompanisë në fjalë të shkëputura nga Qëndra Kombëtare e Biznesit.  Në fund të reagimit të tij, Naço shkruan se shpreson që gjithçka të jetë një lapsus, pasi në të kundërt do të t'i drejtohet gjykatës për dëm moral si dhe ndaj imazhit të tij në shifrën 250 000 000 lek.
(postimi i trupëzuar nga facebook)

© Corovoda Online / Facebook Nasip Naco / Imazhi: Fotoweb Pamfleti.com