Kitara mbi barakë - Xhevahir Cirongu **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kitara mbi barakë - Xhevahir Cirongu

Fatjon Kaloci
9.7.16
Kitara mbi barakë.

Atje, flladi i erës së detit lëkundte
Gjethet e pishave hijerënda,
Nga drurët me ngjyrë të hirtë
Në kënetën me bar zhukë, ndërtuar baraka.

Përtej atyre ishte  vezullimi i detit
Në gjol bretkosat këndonin këngën e tyre,
Ndërsa atje mbi barakën e vjetër
Kitara në heshtje shkruante pentagramin e saj.

Simfonia e tingujve,dëgjohen brenda strehës
Kur pikat e shiut vjeshtak i lagnin trupin,
Erërat e çmendura fryjnë e ndalin aty
Pastaj,gjethet e zverdhura kitarën e puthnin.

Atje, mbi barakën e vjetër një kitarë
Qëndron shtrirë e vështron qiellin,
Ashtu në heshtje, me sy të përdalë
Yjet numëron,s’është më e gjallë.

Ndjellëzeza marrëzi u shfaq tek ajo barakë
Dikush gjuajti me çifte mbi kitarë,
Saçmat u derdhën, në trup hapën plagë
Nga kjo ditë atë e gjen vetëm duke qarë.

Pentagrami i heshtur së kitarës
Në barakën e vjetër,mbi çati qëndron,
Vesa e kripur mëngjeseve plagët i mjekon
Ndërsa mbi tela natën Korbi shpend,
Këngën e dhimbjes asaj i këndon.

Corovoda Online / Xhevahir Cirongu
       
         
close