Koordinata X: Çorovoda - Si u ndërtua një qytet mes vitesh dhe veprash **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Çorovoda - Si u ndërtua një qytet mes vitesh dhe veprash

Fatjon Kaloci
5.7.16
Skrapari i tanishëm nuk ka sesi të kuptohet pa veprat më të mëdhaja lokale të ngritura mes vitesh. Mbi këtë, Corovoda Online publikon në vijim disa prej veprave më kryesore të ngritura në Çorovodë sipas viteve kalendarike shumë prej të cilave ekzistojnë edhe sot dhe madje janë pika takimi reference mes banorëve të së tashmes dhe të djeshmes.
1. Viti 1965 - Ndërtohet Hotel Resoranti 3 Katësh në Çorovodë
2. Viti 1968 - Ndërtohet Linja e Tensionit të Lartë në Çorovodë
3. Viti 1969 - Ndërtohet Pallati i Kulturës në Çorovodë
4. Viti 1970 - Ndërtohen Varrezat e Dëshmorëve në Çorovodë
5. Viti 1970 - Ndërtohet Konvikti i Nxënësve në Çorovodë
6. Viti 1970 - Përfundon Asfaltimi i Rrugës automilistike Berat - Çorovodë
7. Viti 1970 - Përfundon i plotë Elektrifikimi në gjithë rrethin e Skrapari
8. Viti 1971 - Ndërtohet Shkolla e Mesme e Përgjithshme "Ramiz Aranitasi" në Çorovodë
9. Viti 1973 - Vihet në funksionim Spitali i Çorovodës
10. Viti 1975 - Ndërtohet ish-Godina e Komitetit të PPSH (sot Bashkia)
11. Viti 1977 - Ndërtohet ish-Godina e Komitetit Ekzekutiv (sot nënprefektura)
12. Viti 1977 - Ndërtohet Muzeu Historik i Skraparit
13. Viti 1978 - Ndërtohet Shtëpia e Pionerit (sot ZRA Skrapar)

Këto janë publikime të Corovoda Online me qëllim njohës historiku për brezat.
Corovoda Online