Lakror me Hithra - Në Kuzhinë me Luljetën... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Lakror me Hithra - Në Kuzhinë me Luljetën...

Fatjon Kaloci
8.7.16
Përbërësit:
Miell (sa 2 gota uji )
Vezë ( 1 kokërr )
Vaj ( sa 1 filxhan kafeje )
Hithra, Qumësht, Kripë

Përgatitja:
Zëmë brumin me dy grushta miell ose sa 2 gota uji me miell, 1 kokërr vezë, pak kripë, 1 filxhan kafe me vaj gjelle dhe ujë të vakët.
E ndajmë brumin në dy pjesë, ku petën e poshtme e bëjme pak më të plotë. Pasi i kemi larë hithrat, i grijmë duke i shtypur me duar të mbledhura në një pecetë që të mos na djegin duart, dhe pastaj hithrat i hedhim në ujë të nxehtë. I lëmë mbuluar me kapak për disa minuta pastaj i kullojmë mirë dhe i hedhim në tigan. Aty do ti ziejmë me vaj dhe kripë pastaj i hedhim qumësht dhe 1 lugë miell. E lëmë sa të ajkoset dhe e hedhim në tepsi. Pastaj e mbulojmë me petën e dytë sipër. E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë. Më mirë është të piqej në saç, por këtë mundësi jo të gjithë e kanë.
Ju bëftë mirë!

Corovoda Online / Luljeta Myzyri