|
Pamje nga Çorovoda 2016 |
Një problematikë institucionale me operatorët farmaceutik që punojnë në Çorovodë si edhe institucioneve rregullatore të linjës prej pak ditësh ka shtuar një problem më shumë për pensionistët e Skraparit, veçanërisht atyre që ilaçet apo medikamentet mjekësore i marrin nga skema e barnave të rimbursueshme. Prej mëse 5 ditësh për ilaçet e rimbursueshme pensionistëve më së tepërmi, kjo verë e nxehtë i rëndon edhe më shumë, pasi detyrohen të shkojnë drejt Poliçanit për shërbimet e recetave me barna të rimbursueshme. Jozyrtarisht besohet se institucionet ekzekutive të linjës së Tiranës zyrtare u kanë kërkuar respektimin e disa kritereve më të forta operatorëve farmaceutik në Çorovodë, duke patur parasysh jo vetëm aspekte të kontratave por edhe të distancave metrike në largësi, kështu thuhet jozyrtarisht.
Corovoda Online