Përbërësit:
Niseshte ( 700 gramë )
Sheqer ( 900 gramë )
Gjalpë ( 200 gramë )
Vaj Ulliri ( sa 1 filxhan kafeje )
Ujë ( 2 litra )
Arra ( 200 gramë ) të qëruara dhe thërrmuara
Përgatitja:
Në fillim shkrijmë gjalpin, e përziejmë me vaj dhe hedhim në të sheqerin duke e trazuar derisa të skuqet, por jo të digjet...
Në një enë tjetër tretim niseshten me ujë të ftohtë dhe e hedhim tek sheqeri i skuqur, vazhdojmë trazimin derisa të bëhet kremoz si paluze. Pasi është mpiksur dhe trashur, e hedhim në një tepsi të lyer me gjalpë, dhe e pjekim në furre në temperaturën 200 gradë për afro 30 minuta.
Ju bëftë mirë!
Corovoda Online / Luljeta Myzyri