Skrapar: Arrestohen 3 shtetas. Punonin në një parcelë me 1814 rrënjë Kanabis -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Skrapar: Arrestohen 3 shtetas. Punonin në një parcelë me 1814 rrënjë Kanabis

Fatjon Kaloci
1.7.16
Pasditen e një dite më parë, 30 qershor 2016, 3 shtetas u arrestuan në kushte flagrance. Të tre shtetasit banonin në fshatin Backë, Skrapar. Sipas Njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit e arrestuar janë E.I. (35 vjeç), K.XH. (34 vjeç) dhe M.R. (32 vjeç). Shtetasit e mësipërm u kapën në vendin ku kishin kultivuar bimët narkorike të llojit Cannabis Sativa, në një lokalitet të pyllëzuar të quajtur ndryshe "Kurorëz" bëri të ditur Policia. Nga ky aksion u kapën dhe asgjesuan përmes diegies rreth 1 814 rrënjë të kësaj bime narkotike. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Berat dhe u mësua se në cilësinë e provës u kapën edhe 3 telefona celularë që mund të jenë objekt investigimi.
© Corovoda Online