Skrapar -Polenë: Zbulohet Mbajtësja e gurtë. Mendohet se daton në shek VI. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar -Polenë: Zbulohet Mbajtësja e gurtë. Mendohet se daton në shek VI.

Fatjon Kaloci
28.7.16
Gjatë punimeve të rrugës së Trans Adriatic Pipeline, në afërsi të Polenës një objekt me rëndësi arkeologjike u zbulua më herët. Vëmendja risjell nevojshmërinë e studiuesve tek vendi i quajtur Varrezat e Vjetra Arkeologjike të Polenës, ku ende dallohen objekte e varreve të lashta ndonse historianët duhet të krenohen vetëm me gërmimet e të tretëve që nxjerrin në pah rëndësi të veçanta për shqipëtarët.
Produkti më i fundit i gjetur quhet ndryshe kapitel dhe ai mendohet se i përket periudhës PaleoKristiane. Kjo vërteton edhe një herë të thënat shekullore të banorëve për ekzistencën e kishës, dhe madje varret pranë janë të dukshme me sy të lirë. Zona ku u gjet objekti karakterizohet edhe nga shkarje dherash së paku kështu thonë për Corovoda Online burime. Në shkurt 2016 ekipi i Corovoda Online ndodhej në Polene dhe ndonse TAP kishte vendosur tabela të Rëndësisë Arkeologjike të zonës
rëndësia e tyre pa arkeologë është "nul". Janë vetë punonjësit e TAP ata që sinjalizuan prej ditësh gjetjen e objektit. Kapiteli nënkupton një nga Tre pjesë që e kolonave dhe kanë një domethënie pasi nënkuptojnë në bazë të elementeve që ndodhen vizualisht të kapitel edhe rendin nënkuptues të mundshëm, Dorik, Jonik apo Korintik. Ai është me një gjatësi afro 40 centimetra i gjatë dhe nënkupton se ka edhe së paku 2 pjesë të pagjetura ende. Në brendësi duken vijëzime punime edhe me forma floreale. Skrapari është një zonë shumë e pasur me historik arkeologjik por fatkeqësisht vitet e fundit janë shumë të pakta për të mos thënë aspak ekspeditat arkeologjike të mirëstudiura. Mungesa e tyre u jep në shpesh raste mundësi njerëzve që në mënyrë amatore të kryejnë gërmime jo të ligjshme.
Corovoda Online