Skrapar: Vëndreshë: Grindje për pronat mes 5 personave. Të paktën 2 në gjendje të rëndë

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Skrapar: Vëndreshë: Grindje për pronat mes 5 personave. Të paktën 2 në gjendje të rëndë

Fatjon Kaloci
7.7.16
Të paktën 5 persona u përfshinë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një grindje ku besohet që konfliktualiteti mund të ketë lindur për shkaqe pronësie. Jozyrtarisht në raportet e Corovoda Online ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak pas orës 20:00 të së mërkurës 6 korrik 2016. Ngjarja ndodhi në fshatin Vëndreshë, Skrapar dhe së paku 5 persona u përfshinë në grindje ku janë përdorur edhe mjete metalike prerëse. Jozyrtarisht besohet se personat e përfshirë në grindje ishin H.SH. (56 vjeç), O.SH. (24 vjeç) A.SH. (22 vjeç) E.SH. (24 vjeç) dhe N.SH. (35 vjeç).
Në orët e mbrëmjes së vonë shtetasit E.SH. (24 vjeç) dhe N.SH. (35 vjeç) u trasportuan drejt spitalit pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë pas dëmtimeve të pësuara me mjete prerëse.
SAKTËSIM: Corovoda online në raportin e parë flash të ditës së djeshme, në Opsionin LIVE UPDATE mori një raportim për ngjarjen ku saktësohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat pjesë e njësisë administrative Vëndreshë, duke iu referuar një raporti paraprak
Corovoda Online / Imazhi Arkiv pamje nga Vëndresha