Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet me titullin: "Qytetar Nderi i Bashkisë Skrapar" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet me titullin: "Qytetar Nderi i Bashkisë Skrapar"

Fatjon Kaloci
1.7.16
Në javën e fundit të këtij qershori 2016, mesditën e 28 qershorit Këshilli i Bashkisë Skrapar vlerësoi me titullin më të lartë inctitucional sopranon Ermonela Jaho. Titulli “Qytetar Nderi” i'u atribua me motivacionin “Për një kontribut të shquar në fushën e artit dhe kulturës Shqipëtare që me zërin dhe intepretimin e saj, është shndërruar në një ikonë të muzikës klasike në skenat prestigjoze botërore”. Në unison ishin votat e anëtarëve të këshillit për këtë vlerësim, ndërsa iniciativa u ndërmorr nga kreu i Bashkisë Skrapar N.Spahiu pas një takimi që ky i fundit pati me banorët e fshatit Vërzhezhë, Skrapar nga rrjedh edhe familja e sopranos të mirënjohur të sallave botërore.
Në vitin 2011 Corovoda Online pati një komunikim elektronik me sopranon Ermonela Jaho. Disa pasazhe të komunikimeve të para, kur në Shqipëri ende nuk po njihej fuqishëm emri i saj, nga këto komunikime tona sjellim disa fragmente:
Ermonela Jaho (14 qershor 2011)
Ju falenderojë shumë F.... (emër i mbuluar moderatori) për këtë mesazh. Unë e dua këtë profesion që bej dhe e shijoj çdo moment... Të vjen keq që të respekton më shumë bota por historia e shumë artistëve kjo ka qënë....asnjë nuk është profet në vendin e vet...
Unë e bëj me shumë pasion dhe dashuri këtë zanat dhe në çdo vend të botës që shkoj kërkoj të bëj të ditur atë temperament dhe atë gjë të bukur që kemi ne si shqiptarë dhe kjo për mua është detyra e një artisti....Pastaj nuk ka rëndësi çfarë bën vendi yt për ty...por çfarë bën ti për vendin....dhe unë e kam për nder të prezantohem dhe të jap një ndjenjë të sinqertë dhe të bukur të vendit tim nëpërmjet personalitetit tim artistik...Pastaj kam edhe gjak Skraparase :) Ermonela

© Corovoda Online