5 vite më pas... Tragjedia dhe Drama e Grepckës. Çfarë ndodhi në 15 Gusht 2011? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

5 vite më pas... Tragjedia dhe Drama e Grepckës. Çfarë ndodhi në 15 Gusht 2011?

Fatjon Kaloci
16.8.16
Të afërm, familjarë, bashkëfshatarë dhe banorë të zonës mesditën e kësaj të marte 16 Gusht 2016 përcollën ngushëllimet e promemories së vitit të pestë nga ndarja nga jeta e 6 të rinjve.  Asokohe, ngjarja e rëndë tronditi jo vetëm Grepckën, fshatin e vogël shumë pranë Çorovodës por edhe më tej. Fillimisht në mbrëmjen e 15 Gushtit rreth orës 19:15 një burim që iu referua Corovoda Online raportoi për një mjet që sapo kishte rënë në një rrugë rurale shumë pranë fshatit Grepckë, ku një borie e një mjeti u dëgjua të bier gjatë dhe të mundej të dëgjohej nga krahu tjetër i Kanionit. ( theksojmë se vendi i aksidentit përkonte me një lartësi mbi 120 metra mbi lumin Osum). Brenda 30 minutash në një raport të dytë të kohës u raportua për një viktimë por më pas orët e gjata të natës mes kërkimeve dhe dramës së vështirësisë së nxjerrjes së trupave do të prisnin fillim ditën e orës 06:00 nga ku do të mësohej se ishin 6 Viktimat e aksidentit të rëndë. Operacioni i kërkimit zgjati mbi 11 orë dhe rreth orës 10:30 u nxorr edhe trupi i pajetë i fundit. Sipas lajmit, (i referohemi postimeve të Corovoda Online të asaj dite) Një mjet tip Mitsubishi me 6 persona, të rinj nga fshati Grepckë, ishin nisur drejt fshatit të tyre. Shumë prej tyre po ktheheshin nga dita e tyre e punës e nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ për të siguruar të përditshmen. Gjatë rrugës për kthim, në një rrugë të vështirë dhe të pashtruar asokohe mjeti ka dalë nga kontrolli. Viktimat e Aksidentit ishin:
1. Fatjon Feka 23 vjeç, nga Grepcka, Skrapar
2. Vladimir Dulellari 23 vjeç, nga Grepcka, Skrapar
3. Emiljano Guri 21 vjeç, nga Grepcka, Skrapar
4. Xhuljan Allko, 19 vjeç, nga Grepcka, Çorovodë
5. Edison Çuko, 26 vjeç, nga Grepcka, Skrapar
6. Drivon Guri, 24 vjeç, nga Grepcka, Skrapar
Fshati i vogël me afro 30 shtëpi, ditën tjetër do të hapte dyert e mortit mes vetvetit pasi ishin të gjithë nga ky fshat që tashmë nuk do të ishte më njësoj pasi do të mbetej fshat pa rini. Vëmendja jonë shkon në kujtimin e tyre, dhe Corovoda Online jep ngushëllimin për të mos u harruar, për miqtë, shokët, familjarët!
Corovoda Online