Ka qenë gushti i vitit 1994, vitit të tretë, kur Shqipëria kishte ndryshuar sistem dhe ishte hapur më shumë se sa për ne që ende kaptonim malet dhe detet për të shkuar jashtë, për të huajt dhe kosovarët, sidomos për këta të fundit, të cilët të etur dhe të malluar vërshuan në këtë kohë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Të parët që erdhën në Shqipëri ishin, domosdo tregtarët, por edhe shkrimtarët dhe shkencëtarët kosovarë të cilët i kishte djegur malli për kolegët e tyre të Tiranës, me shumicën e të cilëve njiheshin në distancë, nga letërkëmbimet apo nga ato që kishin lexuar për njeri-tjetrin, por jo për fytyrë.
.... Një grup intelektualësh kosovarë si: Ali Podrimja, Shkëlzen Maliqi dhe Agë Batusha, ekonomist në atë kohë, më duket në Belgjikë, pasi kishin bujtur për disa ditë në shtëpinë e Dritëro Agollit dhe Xhevahir Spahiut në Tiranë, vijnë bashkë me Xhevon në Skrapar.
Kur u kishte thënë Xhevua se do t’i çonte në vendlindjen e tij, në Skrapar, dhe jo vetëm në qytet, por edhe në mal të Tomorrit, në festën e përvitshme të bektashinjve, ata ishin lumturuar. Ishte një rast fatlum, që rrallë do ta kishte kosovar tjetër në ato vite për të hyrë thellë në Shqipëri, në Jug të saj, por edhe për të shkelur në malin e shenjtë. Në mbasdite vonë bie telefoni.
“Xhevua jam, jemi në Skrapar, të flas nga 500 metra larg. Kam ardhur me disa shokë kosovarë dhe jemi te shtëpia e Iliazit (Kapxhiut), por Iljazi nuk qenka këtu, ka ikur në Tomorr”.
“Erdha”, i thashë.
Kur shkova unë miqtë kishin dalë në bahçen e shtëpisë së Iliazit, ishin ulur shesh në disa batanije që u kishte shtruar Ferruzeja, e shoqja e Iliazit. Pasi u përshëndetëm, i them Xhevos, me qenë se s’ishte Iliazi, të shkonim nga shtëpia ime.
Ferruzeja që e dëgjoi këtë, u hodh dhe tha: “S’është Iliazi, “S’është Iliazi, por Iliazi nuk e ka marrë shtëpinë me vete, e ka lënë këtu! S’është Iljazi, ini ju zot shtëpie”. “Burrneshë grua”, s’e mbajti dot veten Agë Batusha dhe nxori bllokun ku diçka shënoi por Iliazi nuk e ka marrë shtëpinë me vete, e ka lënë këtu! S’është Iljazi, ini ju zot shtëpie”. “Burrneshë grua”, s’e mbajti dot veten Agë Batusha dhe nxori bllokun ku diçka shënoi. Në darkë unë sipas zakonit mora gotën i pari dhe urova: “Gëzuar, u thashë, mirëse keni ardhur”! Dhe duke patur ndërmend fjalët e Ferruzesë, u thashë me të qeshur: “Edhe një herë gëzuar, dhe ta dini, jam Iliazi”!...Qeshëm të gjithë, ndërsa Aga diçka
shënoi përsëri në bllok.
Të nesërmen me një makinë që na i dhanë ata të komitetit (ende nuk ishin bërë emërtimet e reja) shkuam në Kulmak. Ishte dita e dytë e festës, kulmi saj. Në teqe kishte radhë për të hyrë, por kur na panë ne, na hapur udhë.
Pas një bashkëbisedimi të shkurtër me të ndjerin Haxhi Baba Reshat Bardhi, dolëm nga tyrbet. Edhe këtu, njerzit mbanin radhë, sipas ritit hidhnin lekë që kishin taksur.
“Ç’është kjo?”, - thotë kurioz Aliu (Ali Podrimja) .
Xhevua i shpjegoi ritin bektashi, sipas të cilit në vendet e shenjta hidhen lekë. Atëherë Aliu nxori nga xhepi një tufë lekësh dhe bëri gati t’i hidhte.
“Dale, dale, i thotë Xhevua, jo të gjitha se na duhen, pastaj na duhen edhe për atje lartë në majë. Se atje është Abaz Aliu!...
Në këto e sipër një vajzë nga Gjerbësi, që dukej se kishte ecur me shpejtë, duke gulçuar tha:
“Më në fund u gjeta, sa jam lodhur”!
Ishte mësuese filloreje, një adhuruese e Ali Podrimjes që ia njihte të gjithë krijimtarinë. Dhe jo vetëm i dinte titujt, por dinte edhe shumë vjersha përmendësh.
Aliu mbushi sytë me lot kur ajo recitoi “Përtej dhimbjes”.
“S’ma merrte mendja kurrë se do të dëgjoja këngët e mia në këtë mal kaq të lartë dhe të largët”, tha i prekur.
Corovoda Online / Zylyftar Hoxha
Koordinata X dhe Corovoda Online nuk mund të lë pa përmendur edhe emrat më të zëshëm të përjetësisë së letrave shqip, ku vëmendja jonë shkon tek Ali Podrimja sipas një shkrimi të kohës nga Zylyftar Hoxha. Ndjekim disa pasazhe të autorit Zylyftar Hoxha mbi këtë report i publikuar më herët nga Corovoda Online të cilin jua ripropozojmë.