Koordinata X: Kulmak, Skrapari mistik i numerologjisë - Gjurmët e Zotit

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X: Kulmak, Skrapari mistik i numerologjisë - Gjurmët e Zotit

Fatjon Kaloci
3.8.16
1 1 1 dhe 1 1 1 . Mes numrash mistikë, Koordinata X dhe Corovoda Online zbresin në një tjetër dimension. Sipas gjetjeve tona në këtë shkrim po i referohemi një postimi të një studiusi, Besir Barjami. Sipas tij largësia gjeografike nga Kulmaku i Skraparit me 2 pika të tjera koiçidon me numrin "111". Duke ju referua një grafike Largesa në Kilometra nga Kulmaku drejt Janinës është 111 kilometra. Ndërsa po ashtu largesa nga Kulmaku drejt Krujës është po ashtu 111 kilometra. Autori i referohet edhe matjeve në Google, dhe në shkrimin e tij ndër të tjera thotë:

Nga Kulmaku deri në Krujë ka 111 kilometra; nga Kulmaku në Janinë ka poashtu 111 kilometra. Duke u bazuar në shenja edhe gojëdhëna të popullit, të cilat trashëgohen brez pas brezi në këtë trevë të gjërë, matjet në "Google Earth", japin pikërisht këto të dhëna:
1) Shenjat e "hapit të Zotit" (gjurmës së Zotit) gjenden në fshatin KULMAK, në Tomor;
2) E njëjta gjurmë gjendet në fshatin Salcatik, në Krujë - ku falej edhe vetë Gjergj Kastrioti;
3) Ndërsa gjurma tjetër gjendet në Artë, Janinë, Prevezë.
Të gjitha gjurmët krijojnë të njëjtën largësi të barabartë: ARTE-KULMAK-SALCATIK. Këto gjurmë quhen "GJURME TË ZOTIT". Mali me vija është gjurma e kalit të Zotit, pra Zeusit. Ai mal me vija, që ndodhet në Tomor i ruan edhe gjurmët e kësaj që quhet simbolikisht "kalit të Zojsit/Zeusit"[11]. Kjo është shenjë treguese që e lidhë Tomorin me shenjat e Zotit. Për këte, pikërisht në Kulmak, ndodhet sot Teqja e Bektashijve.

Corovoda Online