Koordinata X: - Si u prish Tyrbeja e Abas Ali në Çukë në dhjetorin e 1961? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: - Si u prish Tyrbeja e Abas Ali në Çukë në dhjetorin e 1961?

Fatjon Kaloci
21.8.16

Mëngjesi i 25 dhjetorit 1961 rreth orës 10:00 forca të Tiranës ushtarake kishin asistuar në Prishjen e Objektit Fetar për Bektashinjtë. Koordinata X dhe Corovoda Online ndalet në një rrëfim të një ushtaraku të kohës Dajlan Omeri. Në rrëfimin e tij, Komandanti i Repartit Ushtarak që ndodhej atje (vetë Dajlan Omeri) tregon disa pasazhe mes të cilave përzgjedhim edhe këtë në vijim:
"  Rreth orës dhjetë të ditës që u rrëzua Tyrbja në majë, unë zbrita në teqe i shoqëruar nga dy ushtarë. Zbritja ime kishte dy qëllime: e para doja të konstatoja reagimin e Dervish Meleqit dhe e dyta, na duhej të merrnim disa materiale që ishin në dhomën e përshtatur për depo. Dervish Meleqi më kishte parë që nga larg dhe po më priste te dera e teqesë.
- E prishët toger Dajlani
, – më tha papritur që t’i jepja dorën siç e kishim zakon.
- Po, – i thashë, – e prishëm ...dhe nuk u habita që ai e kishte parë një gjë të tillë, sepse shqisën e të parit e kishte shumë më të zhvilluar nga ajo e të dëgjuarit.
- E ke prishur me urdhër nga lart apo urdhërove ti?
- Me urdhër nga lart dhe për interesa shumë të rëndësishme shtetërore, – i thashë.
- Po të jetë për këtë, Zoti është me të drejtën dhe me nevojat e vatanit, atëherë ty dhe ushtarëve që jetoni dhe punoni për herë të parë në historinë e këtij vendi, nuk do t’u gjejë gjë. I madhi Zot dhe i shenjti Abas Ali, do të jetë tërë kohës me ju.

Këto ishin fjalët e para dhe të fundit të Dervish Meleqit. Sepse nuk më pyeti kurrë, se me se merreni ju atje në majë të malit, që sakrifikoni kaq shumë.
Më tregonin fshatarët e Ujanikut, se teqeja u ka shpëtuar jetën, pasi i strehonte në çdo kohë udhëtarët së bashku dhe me kafshët kur i kishin. Atje haje, pije, ushqeje kafshën, flije dhe nuk paguaje asgjë. Nga kjo, mendoj, ka mbetur dhe fjala që “këtu nuk është teqe, që të mos paguash”.
Kush është Dajlan Omeri?
Dr. shk. Dajlan Omeri është një ndër personalitetet tanë shkencor më të mirë në fushën e ndërlidhjes. Ai ka shërbyer një jetë të tërë në ushtri dhe është liruar prej saj me gradën kolonel në vitin 1992, ndërsa mban prej vitit 1993 gradën e doktorit të shkencave. Është autor i dy studimeve shkencore aplikative në fushën e ndërlidhjes, shef i administrimit të frekuencave dhe sekretar i komisionit shtetëror të radio-komunikimit, anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë Ushtarake, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Radioamatorëve.  Ai është pjesëmarrës si përfaqësues i Shqipërisë në 8 konferenca e seminare ndërkombëtare për radion, frekuencat dhe radioamatorët në Dyseldorf, Athinë, Tokio,Gjenevë, Izrael, San Marino. Në dhjetor 1961 ai ishte oficeri i parë që drejtoi për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare veprimtarinë e pikës së ritransmetimit në majën e Malit të Tomorrit, në lartësinë 2460 m mbi nivelin e detit, ku punoi tre vjet (800 ditë), të cilat ai ka përshkruar në librin e tij “Tetëqind ditë në majë të Tomorrit”.
Corovoda Online / Burime Kortezie Dita ( versioni online )
       
         
close