Koordinata X dhe Corovoda Online përzgjedhin në këtë postim një material të shkurtër që i referohet operacioneve të CIA në Shqipërinë e mesviteve 1949 - 1953 por ne do të ndalemi zakonisht tek Skrapari dhe situatat që gjejmë gjatë studimeve të shkrimeve tona për ju. Nga fragmenti japim versionin e shqipëruar që kemi përzgjedhur:
Në tekst thuhet edhe se ky grup që zabrkoi në Skrapar (quhej grupi i dytë) qëndroi dhe mbajti kontakte për 3 javë, por më pas kur ata e ndjenë se po i vëzhgonin morrën gjërat e tyre dhe ikën drejt Greqisë.
Corovoda Online / Imazhi është një skanim i librit nga është marrë ky material / F.Kaloci
... Ne na u tha që operacioni po vijonte dhe se ne do të ridëgjoheshim në një orar të caktuar. Vetëm një nga grupet arriti të hidhej dhe të depërtonte në destinancion ( shumë larg nga bregu) në rajonin e Skraparit. Ata ndërtuan një bazë pa u vënë re dhe vunë kontakte me ne. Të gjithë kishin zbritur pranë Vlorës, që italianët e quanin Valona. Dy grupet e tjera ishin dalluar para se të zbarkonin. Tre javë më vonë kuptuan se operacioni po shkonte keq dhe ne shkuam në Maltë për t'u pregatitur për një tjetër ulje. Kolegu im monarkist (mbretëror) ishte Mustafa Doko. Që të tre shkuam në Maltë.
Të treja grupet ishin ulur, me katër apo pesë persona secili. Grupi i parë kishte ardhur nga ajri në Skrapar prej gati një jave.Ata nuk e dinin për dy grupet e tjera se ishin ulur në pika të ndryshme. Ata s' mund të vinin shumë shpejt nga ajri pasikishin patur pajisje të rënda me vete për ti mbajtur rreth e qark vendit. Ata mbanin gjenerator pedalues, pushkë automatike dhe pajisje të tjera në këtë vënd shkëmbor. Ata kishin para dhe emrat e njerëzve që ata supozonin të takonin. Këndvështrimi im personal ishte se kjo nuk kishte sens. Njerëzit ishin duke pritur agjentët tanë, por kur ata mbërritën i pyetën menjëherë: " Pse jeni vetëm 4 vetë? Ne s'mund të luftojmë komunizmin me 4 apo 5 persona. Po nuk pamë shumë nga ju, të mirëpajisur, dhe me municione arësh, atëhere do të nisim." Kur ata zbritën nga ajri ne na thanë se takuan njerëz që nuk dukeshin entuziast. Ishin çunakë, rreth 20 dhe 40 vjeçar, disa prej të cilëve me veteranë me eksperiencë gjatë luftës së dytë botërore. ...
Në tekst thuhet edhe se ky grup që zabrkoi në Skrapar (quhej grupi i dytë) qëndroi dhe mbajti kontakte për 3 javë, por më pas kur ata e ndjenë se po i vëzhgonin morrën gjërat e tyre dhe ikën drejt Greqisë.
Corovoda Online / Imazhi është një skanim i librit nga është marrë ky material / F.Kaloci