Ndalohet një i ri nga Skrapari. Transportonte Droge me autobus. Në pranga 25 vjeçari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ndalohet një i ri nga Skrapari. Transportonte Droge me autobus. Në pranga 25 vjeçari

Fatjon Kaloci
14.8.16
Një i ri nga Skrapari ka ranë në pranga mëngjesin e një dite më parë. Sipas Policisë një 25 vjeçar me inicialet D.B. u ndalua rreth orës 08:45 të së shtunës 13 gusht 2016. Ndalimi u bë në autobusin me të cilin po udhëtonte si pasagjer. Policia e Beratit ndaloi në vendin e quajtur "Qafë Hoxhaj" autobuzin e linjës me targa AA 714 DV. Pas kontrollit të policisë në çantën e shpinës ngjyrë vishnje së 25 vjeçarit policia gjeti rreth 625 gram lëndë narkotike të llojit Kanabis. Por pak minuta më pas një tjetër i ri 33 vjeçar nga Tirana u arrestua pranë vëndit të quajtur Ura e Vërtopit edhe ky me udhëtim me autobus ku iu ndalua afro 1.2 kilogram kanabis. Të dyja këto ngjarje sipas policisë dyshohet se kanë të bëjnë me faktin e hamëndësuar se të dy të rinjtë njiheshin me njëri - tjetrin.
Corovoda Online